Droga, fenomeni zbret në qytetet e vogla me në krye Gramshin
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Numri i të droguarve në vendin tonë po rritet vit pas viti. Sipas të dhënave nga qendra diagnostikuese narkomane në Spitalin Ushtarak, vetëm për periudhën janar-qershor 2008 janë paraqitur 1100 raste të reja. Ndërsa gjithsej ndër vite numërohen rreth 1500 episode trajtimi të regjistruara në këtë qendër.
Përhapja e fenomenit
Por sipas mjekut Zihni Sulaj, fenomeni është më i përhapur se kaq. Kjo do të thotë që shifrat reale nuk njihen me saktësi. “Studimet e bëra deri tani kanë evidentuar një numër të caktuar të përdoruesve të drogës, por duke marrë parasysh faktin që një pjesë e mirë e tyre nuk paraqiten për të marrë mjekimin në këtë qendër të bën të mendosh që shifrat janë më të larta se ato që ne kemi të regjistruara. Ende nuk ka një ndërgjegjësim tek përdoruesit për të marrë trajtimin mjekësor. Megjithëse, fatmirësisht, ky mentalitet po thyhet, pasi këto 3 apo 4 vitet e fundit kemi një prezencë edhe të femrave që kërkojnë trajtim. Por në fakt meshkujt dominojnë me 90 % të rasteve të përdorimit të drogës ndërsa femrat më pak”, - tha mjeku toksikolog, Zihni Sulaj.
Gramshi me 50% të rinj të droguar
Po sipas mjekut Zihni Sulaj, nëse më parë fenomeni i drogës ishte më i përhapur në qytete të mëdha, si: Tirana, Durrësi apo Shkodra, tashmë droga është përhapur në masë edhe në qytete të vogla. Studimet më të fundit tregojnë se Gramshi dominon me numrin më të madh të përdoruesve të drogës, ku gati 50 % e të rinjve marrin drogë. Qytete të tjera ku droga është kthyer në modë, sidomos nga të rinjtë, janë Laçi, Saranda, Shijaku, Korça, Berati etj. Studimet kanë treguar gjithashtu se 20 % janë përdorues të drogës prej më shumë se 15 vjetësh.
Mosha
“Në të njëjtën kohë kemi dhe një rritje të moshës nga e cila nis për herë të parë konsumimi i drogës. Mosha nga 12-13 vjeç përbën rreth 7% të përdoruesve në tërësi”, - shton më tej Sulaj. Midis të tjerave ajo çka mbetet shqetësuese, sipas mjekut toksikolog Zihni Sulaj, është tendenca e përzierjes së drogave. Ndërkohë që edhe llojet e drogave që konsumohen janë ndër më të fortat si heroina dhe kokaina.
Përzierja e drogave
“Kemi një rritje të rasteve që përdorin polisubstancat (përzierje drogash) si heroinë me alkool apo me hashash apo kokainë. Kjo përzierje është më e rrezikshme se drogat unike. Por edhe rruga e përdorimit të drogës ka kaluar nga thithja( frymëmarrja) te marrja e drogës nëpërmjet shiringave. Kjo mënyrë sjell me vete edhe infektimin nga sëmundjet si HIV/AIDS apo Hepatiti B”, - tha më tej mjeku specialist Zihni Sulaj.
Shkaqet
Për sa u përket shkaqeve që i shtyjnë sidomos të rinjtë të marrin drogë renditen kushtet ekonomiko-sociale. Papunësia, emigrimi, divorcet, grindjet në familje apo përfundimi i një historie dashurie janë ndër arsyet e përdorimit të drogës. Ndërkohë që nga ana tjetër mjeku Sulaj ngre zërin për krijimin e një modeli pozitiv të individit, i cili të krijojë një lloj kodi moral ku të gjejnë mbështetje dhe përdoruesit e drogës.
Mungesa e strategjive
Qrendra diagnostikuese narkomane në Spitalin Ushtarak ka vetëm 15 shtretër në dispozicion të përdoruesve të drogës. Kjo tregon se ka një mungesë të theksuar të infrastrukturës në shërbim të trajtimit dhe rehabilitimit të të përdoruesve të drogës. Sipas mjekut specialist Zihni Sulaj, duhet të punojë si media, ashtu dhe institucionet shtetërore në krijimin dhe përhapjen e një strategjie në të ardhmen, e cila të synojë gjetjen e alternativave kundër joshjes së drogës.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008