E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, asist dhe karton

Ervin Skela dhe skuadra e tij, Energi Kotbuz, kanë
qenë sërish të pafat në ndeshjen e djeshme në
shtëpinë e Bokumit, e vlefshme për javën e 22 të
Bundesligën gjermane. Ekipi i mesfushorit shqiptar e ka
nisur shumë mirë takimin me një gol avantazhi që në
minutën e dytë, ku meritë ka pasur Skela, i cili i dha një
asist shokut të tij, Iliev. Por vetëm pas nëntë minutash,
vendasit kanë barazuar me Epalle. Kotbuz kaloi sërish
në avantazh 2-1 në minutën e ‘50 me Julan. Bokum
ka barazuar sërish në minutën e 54‘ me Fuchs dhe në
minutën e 79‘ kanë përmbysur gjithçka në 3-2 me një
penallti të Pfertzel. Në minutat e fundit, Skela është
ndëshkuar edhe me një karton të verdhë. Rikthimi i
Altin Lalës është shtyrë, pasi trajneri nuk e ka aktivuar
asnjë minutë në ndeshjen e fi tuar dje nga Hanover 1-0
ndaj Bajer Leverkusenit. Ndërsa sot, Kapllani pritet ta
nisë nga stoli ndeshjen Karlsruhe-Shtutgart.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›