Parid Xhihani shënon golin e tetë sezonal
Parid Xhihani vazhdon të shkëlqejë në kampionatin
ukrainas të futbollit, edhe pse dje, skuadra e tij, Zorjan
Lugansk, është mundur me rezultatin 2-1 në ndeshjen e
luajtur në shtëpinë e Metalurg Zaporezhje. Ish-kapiteni i
Besës realizoi golin e vetëm të këtij takimi për ekipin e tij në
minutën e 30, kur edhe i dha avantazhin e përkohshëm Zorjas.
Më pas, kundërshtarët e përmbysën këtë rezultat, duke
fi tuar ndeshjen 2-1. Ky është
goli i tetë sezonal për Xhihanin
në kampionat, në 19 ndeshje të
aktivizuara, duke u shndërruar
në golashënuesin më të mirë të
ekipit të tij e njëherësh futbollisti
shqiptar me më shumë gola
në këtë sezon në kampionatet
evropiane. Parid Xhihani i dha
një tjetër sinjal të fortë trajnerit
të Kombëtares, Ari Han, përpara se holandezi të nisë
"turin e tij vëzhgues" në Ukrainë gjatë marsit, në kuadër
të njohjes më të mirë të lojtarëve shqiptarë që luajnë në
kampionatet evropiane para se të publikojë listën për
ndeshjen e rëndësishme të Shqipërisë me Hungarinë, më
28 mars. Po në kampionatin ukrainas, të premten, Kribvasi
i "tre shqiptarëve", portieri Isli Hidi, kapiteni Ervin Bylykbashi
dhe mesfushori Ervin Bulku barazoi në transfertë 1-1 me
Metalurg Donjeck. Fitore ka arritur edhe Vorskla Poltava e
tre shqiptarëve nga Kosova, Debatik Curri, Armend Dallu
e Ahmed Januzi, që mundi 1-0 Tavrian.