Berisha: Opozita të bashkëpunojë për integrimin
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se qeveria gjatë vitit 2011 do të bëjë gjithcka për përmbushjen e detyrimeve per statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe fton opozitë të bashkëpunojë.
"Edi Ramës i kam dalë borxhit dhe i dal përsëri. Ftoj opozitën, që në interesin e saj më të mirë, të bashkëpunojë me qeverinë për axhendën shumë të rëndësishme të reformave në vend.”- apeloi kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kryeministri Berisha vlerësoi një sërë arritjesh dhe reformash për vitin 2010 dhe prioritetet e 2011 për të përmbushur detyrimet për statusin e vendit kandidat.
(s.g/BalkanWeb)