Plagosja e nipit të Adil Çarçanit, policia arreston Besnik Dabullën

Plagosja e nipit të ish-kryeministrit Adil Çaçanit, Edrin Lufi nuk është aksidentale por si pasojë e një konflikti mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes Besnkik Dabulla.
Ky është versioni zyrtar i policisë së Tiranës e cila sqaron se në konflikt janë përshirë nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani, Edrin Lufi, nipi i diktatorit Enver Hoxha Shkëlzen Hoxha dhe djali i deputetes së PS-së Arta Dade, Besnik Dabulla.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, në rrugën "Perlat Rexhepi" në Tiranë, në ambjentet e një lokali, në pronësi të Besnik Dabulla, ku gjatë një konflikti mes tij dhe Edrin Lufit është plagosur rëndë ku i fundit.
Menjëherë 34-vjeçari Edrin Lufi është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë ndaj shtetasit Besnik Dabulla, pas dokumentimit të ngjarjes është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të "Plagosjes së rëndë" dhe "Armëmbajtjes pa leje".
Ndërkohë që në vëndngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit Pistoletë si dhe një gëzhojë e një predhë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, me synim zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj plagosje të rëndë.