Pirro Lutaj: Arbitraritet policor ndaj Avokatit të Popullit
Shqetësimi qytetar dhe
reagimet e ashpra institucionale
për shkeljen
e të drejtave të njeriut dhe
ushtrimin e dhunës në mjediset
e Policisë së Shtetit dhe
prej policëve të shtetit, ishin
shqetësimi serioz që Partia
Socialiste paraqiti dje para
publikut. Deputeti Pirro
Lutaj iu referua rasteve të
përsëritura të dhunës së
ushtruar në Vlorë, Peqin, Sarandë
e Shkodër, çka, sipas tij,
flasin qartë për deformimin e
imazhit të policisë si institucion
që mbron dhe garanton
sigurinë e qytetarit. "Shpeshtimi
i këtyre rasteve dëshmojnë
tendencën e krijimit të
policisë elektorale prej strukturave
politike të qeverisë
Berisha", theksoi Lutaj, teksa
këmbënguli se këto raste
janë argumente që kanë
sjellë reagime të menjëhershme
institucionesh dhe organizmash
kombëtare e
ndërkombëtare. "Por kulmi
i arbitraritetit policor arrin
në rastin kur Avokati i Popullit,
pas denoncimit të
dhunës së ushtruar nga
oficerët e policisë mbi një të
ri 20-vjeçar, përballet me
padinë e policisë së Qarkut të
Shkodrës", vlerësoi Lutaj. Në
këndvështrimin e opozitës,
ky rast i paprecedent në
praktikën e deritanishme të
marrëdhënieve mes institucionit
të Policisë së Shtetit
dhe Avokatit të Popullit, për
Partinë Socialiste shërben si
argument për një alarm dhe
apel drejtuar qeverisë. "Kur
policia e një vendi shfaq
dhunë dhe presion të hapur
mbi qytetarët, atëherë shteti
kërcënohet prej devijimit
nga të qenit shtet i së drejtës,
në shtet të diktatit e më pas
të dhunimit", nënvizoi Lutaj.
Partia Socialiste i bën thirrje
publike ministrit të Brendshëm,
Bujar Nishani, dhe
drejtorit të përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, Ahmet
Premçi, që në funksion të
postit dhe detyrimit ligjor
që kanë të reagojnë pa
humbur kohë.
reagimet e ashpra institucionale
për shkeljen
e të drejtave të njeriut dhe
ushtrimin e dhunës në mjediset
e Policisë së Shtetit dhe
prej policëve të shtetit, ishin
shqetësimi serioz që Partia
Socialiste paraqiti dje para
publikut. Deputeti Pirro
Lutaj iu referua rasteve të
përsëritura të dhunës së
ushtruar në Vlorë, Peqin, Sarandë
e Shkodër, çka, sipas tij,
flasin qartë për deformimin e
imazhit të policisë si institucion
që mbron dhe garanton
sigurinë e qytetarit. "Shpeshtimi
i këtyre rasteve dëshmojnë
tendencën e krijimit të
policisë elektorale prej strukturave
politike të qeverisë
Berisha", theksoi Lutaj, teksa
këmbënguli se këto raste
janë argumente që kanë
sjellë reagime të menjëhershme
institucionesh dhe organizmash
kombëtare e
ndërkombëtare. "Por kulmi
i arbitraritetit policor arrin
në rastin kur Avokati i Popullit,
pas denoncimit të
dhunës së ushtruar nga
oficerët e policisë mbi një të
ri 20-vjeçar, përballet me
padinë e policisë së Qarkut të
Shkodrës", vlerësoi Lutaj. Në
këndvështrimin e opozitës,
ky rast i paprecedent në
praktikën e deritanishme të
marrëdhënieve mes institucionit
të Policisë së Shtetit
dhe Avokatit të Popullit, për
Partinë Socialiste shërben si
argument për një alarm dhe
apel drejtuar qeverisë. "Kur
policia e një vendi shfaq
dhunë dhe presion të hapur
mbi qytetarët, atëherë shteti
kërcënohet prej devijimit
nga të qenit shtet i së drejtës,
në shtet të diktatit e më pas
të dhunimit", nënvizoi Lutaj.
Partia Socialiste i bën thirrje
publike ministrit të Brendshëm,
Bujar Nishani, dhe
drejtorit të përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, Ahmet
Premçi, që në funksion të
postit dhe detyrimit ligjor
që kanë të reagojnë pa
humbur kohë.