E Diel, 1 Nëntor 2026

Spektakli i NBA-së "zbarkon" në Shqipëri

Pas kampionateve më të fortë të futbollit, duke përfshirë këtu Premiershipin, La Ligën, Serinë A dhe Bundesligën, garat e MotoGp, evenimenteve më të rëndësishme të boksit dhe shumë aktiviteteve sportive, platforma "SuperSport" sjell në Shqipëri edhe magjinë e basketbollit amerikan. NBA, kampionati më i bukur në botë në sportin e top-koshit, ka filluar të transmetohet që prej mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Adhuruesit e basketbollit kanë pasur mundësi të ndjekin drejtpërdrejt sfidën, e luajtur në orën 02:00 të së premtes, ndërmjet Orlando Mexhik dhe Uashington Uizard. Për të gjithë të pasionuarit e NBA-së, ndeshjet do të vazhdojnë të transmetohen në formatin standard dhe HD në "DigitAlb". "SuperSport", platforma më e madhe sportive në Shqipëri, ka fituar të drejtën e transmetimit për tre sezonet e ardhshme, duke filluar që prej edicionit 2008-2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›