Klod Levi Shtraus: Njeriu ndryshon, racizmi mbetet
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane "La Stampa", filozofi antropolog shtjellon këndvështrimet mbi fenomenet që ka sjellë më vete edhe globalizimi, i cili, për të, nuk ka se si të shkulë nga skena dallimin mes racave njerëzore.
Jeni kthyer në Brazil?
Në udhëtimin tim të parafundit në Brazil, në vitin 1985, Sao Paolo qe kthyer në një qytet të frikshëm, i mbushur nga kilometra të tëra godinash betoni.
Globalizimi ka prekur edhe natyrën?
Lumi Tiete po lëngon. Nuk kam parë më Bororon, por teksa kërkoja të gjeja shtëpinë ku banoja, kur qyteti qe i mbushur me ndërtesa të tipit kolonial, e kalova gjithë paraditen i bllokuar në trafik dhe nuk arrita ta gjej.
Tashmë, është bërë diçka shumë e zakonshme të thuash se bota po shkatërrohet. Një shkrimtar i madh i tetëqindës, Gobino, e sheh fundin e botës si një epokë "e pushtuar nga vdekja, në të cilën globi bëhet memec, por do të vazhdojë, pa ne, të përshkojë orbita në hapësirë".
Është një frazë e mrekullueshme, me të vërtetë e jashtëzakonshme. Por nuk besoj se ajo epokë është afër. Astrofizika ka bërë shumë progrese që nga koha e Gobinosë, i cili ndoshta mendonte se fundi do të vinte në harkun kohor prej njëmijë vjetësh. Sot, mendojmë për hapësira kohore miliona, miliarda vjeçare. Kjo nuk do të thotë se specia jonë nuk mund të zhduket.
Vërtet?
Nuk është aspak e pamundur dhe as e pakonceptueshme. Shumë specie kafshësh, mes të cilave edhe dinozaurët, janë zhdukur 500 milionë vjet më parë. Përse qenka e thënë që specia njerëzore të mos zhduket? Nuk besoj se do të ngjasë nesër. Por kurrë s‘i dihet.
Në këtë fillim mijëvjeçari është kthyer në modë spiritualizmi, ringjallja e tij edhe në besimet fetare tradicionale. Ǒmendim keni?
Jo, mendoni se e gjitha kjo ndodh në vetëdijen e njerëzve? Jo, është gjithçka gjetje gazetareske dhe komerciale. Kaq është e gjitha. Është veç një lojë.
Thuhet gjithashtu se burimi i së keqes për shoqërinë është televizioni. Mos duhet fikur televizioni?
Jo, nuk shoh arsye përse duhet bërë kjo. Jam shumë i kënaqur që televizioni ekziston.
Gobino na bën të mendojmë mbi racizmin, temë për të cilën shkroi gjatë. Sot e dënojmë fort - si është lehtë të vërehet - por si antropolog, a mendoni se mund të nxirret ndonjë mësim nga studimet e tij?
Po. Racizmi është fajtor për krime aq të përbindshme sa sot priremi të pozicionohemi automatikisht kundër tij dhe me arsye. Por racizmi semplicist veç i jep racizmit më shumë armë nga ç‘mendojmë, pasi priret të mohojë gjëra evidente e me sens pozitiv.
Me sens pozitiv?
Antropologët dhe gjenetistët janë në një mendje në pikën që për çdo grup njerëzor nuk ekziston një fat i veçantë dhe që asnjë grup nuk është i dënuar të përsërisë të njëjtat karakteristika a të njëjtat defekte. Janë dakord në konceptin që gjithçka ndryshon me kohën. Por të arrish në përfundimin e nxituar që të gjitha grupet njerëzore janë identike dhe të ndërkëmbyeshme është absurde dhe e rrezikshme, pasi bie ndesh me atë që mendojmë të gjithë. Siç pohoi një herë UNESCO, një i zi nga Afrika nuk është identik me një indian të Amerikës e as me një aziatik. Ajo që duhet bërë është refuzimi i racizmit në cilësinë e doktrinës biologjike.
Që do të thotë?
Duhet hedhur poshtë ajo doktrinë sipas së cilës trashëgimia gjenetike e çdo grupi njerëzor është specifike dhe se nga kjo trashëgimi rrjedhin një numër i caktuar karakteristikash që do t‘i shoqërojnë gjatë gjithë ekzistencës. Grupet e ndryshme që ndajnë mes tyre sipërfaqen e tokës, për shkak të historisë, të kushteve të jetesës, të ideve që kanë zhvilluar kultura, apo besimi i tyre fetar, zotërojnë disa karakteristika që ndoshta nuk janë të njëjta me ato që kishin para një shekulli, e që sigurisht nuk do të jenë ato që do të kenë pas një shekulli. Gjë që nuk do të thotë se aktualisht njerëzit nuk janë të ndryshëm nga njëri- tjetri.
Meqë jemi te diversiteti apo ngjashmëria midis racave, kohët e fundit jeni marrë me ato mes specieve dhe keni folur shpesh për kafshët, se si po ndërron mënyra se si i perceptojmë. Për shembull, si në rastin kur ndërhytë për lopën e çmendur.
Ah po, në Francë folëm gjatë për lopët e çmendura, siç i quajtëm. Në Itali, me ç‘di, shpëtuat pa u lagur. Për sa di, në vendin tuaj nuk u vërejtën raste dhe kishte të bënte me paratë. Sigurisht, e gjitha kjo është shumë interesante për antropologët, që në njëfarë mënyre qenë zanafilla e këtij problemi.
Antropologët? Në ç‘formë?
Historia është kjo. Rreth vitit 1950, u zbulua në Guinenë e Re një sëmundje e panjohur, por qartësisht e lidhur së afërmi me sëmundjen Krutzfeld-Jakob, e cila qe përhapur në Perëndim. Qenë antropologët ata që hamendësuan në atë epokë se sëmundja mund të vinte nga ndonjë praktikë e natyrës kanibaleske: gratë, duke manipuluar tru njerëzorë, mbeteshin të infektuara e më pas infektonin edhe të afërmit, veçanërisht fëmijët. Praktikisht, një prej problemeve të sëmundjes Kuru, nga e cila prekeshin indigjenët e Guinesë së Re, të cilët gjithashtu hanin tru njeriu, ishte fakti që prekeshin veçanërisht gratë e fëmijët.
Futja e materialit njerëzor në organizmin e njeriut praktikisht është kanibalizëm. Lopa e çmendur atëherë është një lloj fenomeni identik i transferuar te kafshët?
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap një debat i gjerë mbi këtë temë. Disa prej kolegëve të mi përfituan nga ky rast për të mohuar vetë ekzistencën e kanibalizmit, deri sa arritën të pohonin (më saktë duke provokuar) se do ta besonin vetëm atë ditë kur dikush do të arrinte të vërtetonte se sëmundja Krutzfeld-Jakob do të përhapej në Francë përmes praktikumit të kanibalizmit.