E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba, Roben, Pirlo, në garë me kohën

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, i është bashkuar sot skuadrës, pasi kaloi fundjavën në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krahun e dëmtuar. Por ende nuk është e sigurt nëse lojtari i çelsit do të jetë gati për ndeshjen e parë kundër Portugalisë në grupin G. Mjekët janë optimistë për një rikthim sa më parë të jetë e mundur.

Ndërkohë, Hollanda ka zhvilluar stërvitjen e parë në tokën afrikane, gjithë sy e veshë nga sulmuesi Arjen Roben. Anësori i Bajernit të Mynihut pësoi një dëmtim në kofshën e majtë gjatë miqësores me Hungarinë, megjithëse kontrollet e para flasin për një problem më të vogël nga sa parashikohej në fillim.

Kurse mesfushori i Kaltër, Andrea Pirlo, që u dëmtua në miqësoren me Meksikën, po zhvillon stërvitje individuale. Për fantazistin e Milanit shpresat janë për një rikthim në ndeshjen e fundit në grup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›