Dëmtimet nuk kanë fund, edhe Nani jashtë Botërorit
Anësori që luan me Mançester Junajtid në Premier Ligë pësoi një dëmtim në shpatull gjatë stërvitjes së sotme. Menjëherë trajneri Karlos Keiroz e ka zëvendësuar me mesfushorin e Benfikës, Ruben Amorim.
Pas Balakut, Esienit (me shumë mundësi Drogbasë), Ferdinandit dhe Obi Mikelit, një tjetër yll i kampionatit anglez ndërpret ëndrrën për të luajtur në Afrikën e Jugut. Ndërkaq, pasditen e sotme Portugalia do të luajë një miqësore me Mozambikun, e cila do t’i shërbejë teknikut sidomos për të vlerësuar gjendjen e mbrojtësit Pepe.