E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba do të mbetet në Chelsea

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 15:20

Menaxheri i Chelseas Carlo Ancelotti beson se sulmuesi Didier Drogba ka ende të ardhme në klub, pavarësisht ardhjes së Fernando Torresit. Drogba 33 vjeç shënoi një dhe ndihmoi në realizimin e dy golave të tjerë në fitoren e Chelseas në udhëtim te West Bromwich të shtunën.

“Torres është blerë pasi është futbollist i shkëlqyeshëm, i ri, por kjo nuk nënkupton se Didier duhet të largohet. Ai në të kaluarën ka qenë futbollist shumë i rëndësishëm për klubin dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, tha Ancelotti.

Drogba ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij pas përfundimit të këtij sezoni dhe spekulohet se mund të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›