E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina s’mund ta blejë Evropën

Kina as nuk mundet e as nuk a mundësi ta “blejë Evropën”, deklaroi të premten kryeministri kinez, Wen Jiabao, gjatë forumit ekonomik në Canton, ku po merr pjesë edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Derisa theksoi dëshirën e vendit të tij për t’i ndihmuar BE’së për dalje nga kriza financiare, Jiabao the se “dikush mendon se kjo nënkupton që Kina dëshiron ta blejë Evropën. Por, Kina nuk ka plane të tilla, as tani e as në të ardhmen.

Kancelarja gjerman, Merkel, i siguroi partinët kinezë se euroja është valutë stabile, dhe se Evropa është e aftë që ta tejkalojë krizën, derisa shtoi se obligimet e marra përsipër po shkojnë në drejtimin e duhur, ndërkohë që u angazhua për vazhdimin e integrimeve evropiane.

Sipas të dhënave zyrtare, Kina është pronare e aksioneve shtetërore të vendeve anëtare të BE’së, që kanë një vlerë prej më shumë se 500 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›