Drogba, me fat që është gjallë
Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka thënë se ndihet “me fat që jam ende gjallë” pas përplasjes së tij në ndeshjen kundër Norwichit, që e la atë me tronditje dhe shpërthim në timpanin e veshit.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, 33 vje, u ndesh me portierin John Ruddy në ndeshjen e Premierligës në Stamford Bridge muajin e kaluar dhe më pas ishte njoftuar nga stafi mjekësor se ishte pa vetëdije për “gjashtë deri tetë minuta”.
“Isha i frikësuar. Nuk mund të kujtoja asgjë prej kur Norwich barazoi deri kur jam dërguar në spital. Nuk e dija se çka kishte ndodhur. Por, tani u jam mirënjohës të gjithëve që më ndihmuan, stafit mjekësor dhe atyre që më qetësuan. Ata më thanë se isha pa vetëdije për gjashtë deri tetë minuta”, tha Drogba për The Sun.
“Kam pësuar lëndime edhe në të kaluarën, kam thyer këmbën dhe dorën, por kjo ishte shumë më e keqe. Të mos jem në gjendje të luaj për një kohë më të gjatë ishte e vështirë, por jam me fat që jam ende gjallë”, përfundoi ai.