E Diel, 1 Nëntor 2026

Dzeko s’ka frikë nga Bayerni

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 22:39

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko është optimist para udhëtimit të skuadrës së tij në Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të martën. Bayern aktualisht kryeson në Grupin A pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e tyre të parë, ndërsa City dhe Napoli ndanë pikët duke barazuar 1-1 në Manchester.

Por, pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të gjigantit nga Bundesliga në fillimin e aventurës së tyre në garën elite të klubeve evropiane, Dzeko - i cili luajti kundër Bayernit gjatë kohës sa ishte futbollist i Wolfsburgut - beson se City nuk ka arsye të frikësohet nga bavarezët.

“Ata (Bayern) janë nikoqirë dhe janë favoritë”, tha Dzeko për Kicker. “Megjithatë, nuk mendoj se Bayerni është më i fuqishëm se ne. Ne udhëtojmë në Munich për të marrë diçka”, u shpreh reprezentuesi boshnjak.

Rekordi i jashtëzakonshëm i Dzekos në Bundesligë, ku shënoi 66 gola në 11 ndeshje për Wolfsburgun, bëri që një numër i madh i klubeve, përfshirë Bayernin, të interesohen për shërbimet e tij, e që në fund i siguroi City duke paguar 32 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›