Vettel, pol-pozicion edhe në Singapor

Sebastian Vettel është edhe më afër të bëhet kampioni më i ri i njëpasnjëshëm në Formula 1, pasi siguroi pozitën e parë startuese për garën për Çmimin e Madh të Singaporit.
Gjermani 24 vjeq ishte dominues ndaj rivalëve derisa siguroi pol-pozicionin e tij të 11-të nga 14-të garat e deritashme këtë sezon dhe është vetëm tri prej barazimit të rekordit të Nigel Mansellit nga viti 1992 për numrin e pol-pozitave në sezon.
Vettel regjistroi xhiron më të shpejtë prej një minutë 44.381 sekonda në pistën Marina Bay Street, dhe ishte më i shpejtë se kolegu i tij nga Red Bull, Mark Webber. Ngasësi i McLarenit, Jenson Button do të niset nga pozita e tretë para kolegut të tij të ekipit, Lewis Hamilton.
Pas tyre, në radhën e tretë do të gjenden dyshja e Ferrarit, Fernando Alonso dhe Felipe Massa në pozitat startuese pesë, respektivisht gjashtë. Qifti i ngasësve të Mercedesit, Nico Rosberg dhe Michael Schumacher përbëjnë pozitat startuese shtatë dhe tetë.
Rezultatet e kualifikimeve:
1 Sebastian Vettel 1:44.381
2 Mark Webber 1:44.732
3 Jenson Button 1:44.804
4 Lewis Hamilton 1:44.809
5 Fernando Alonso 1:44.874
6 Felipe Massa 1:45.800