E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba në Barcelonë?

Mediet në Spanjë raportojnë se Didier Drogba mund t’i bashkohet Barcelonës edhe pse ditë më parë ishte transferuar në Shanghai Shenhua.

Ai javën e kaluar nënshkroi kontratë për dy vite e gjysmë me klubin kinez, por flitet se ai ka pasur një nen në kontratë, ku ai mund të largohej në rast se e kërkon Barcelona.

Drogba thuhet se të martën kishte arritur në Barcelonë, por klubi katalan nuk kanë folur asgjë rreth kësaj çështjeje.

Drogba ka shënuar 157 gola për Chelsean gjatë tetë viteve sa kishte qëndruar te klubi londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›