E Diel, 1 Nëntor 2026

Koleksion gjysmëfinalesh, Italia arrin në kuotën 11

Përgatiti: Erion ABULE

Nga Botërori 1934 deri më sot. Vetëm dy herë kombëtarja axurre ka munguar në finale. Dhe me gjermanët historia është në favor…

Në fund, nuk ka vend për çudi. Besimi në ndeshjet kualifikuese, ndonjë miqësore zhgënjyese në mes të kampionatit, skandali i radhës që tronditi sërish vendin. Pastaj dyshimet për formacionin, debutimi pa fitore dhe ndeshja e tretë që është gjithnjë brenda apo jashtë.

Variante të vogla për temën në fjalë, është një film i parë, që pëlqehet të rishihet, sepse kur është në mes një Botëror apo një Europian, Italia arrin në gjysmëfinale. Dhe të enjten do të jetë hera e 11-të për axurrët.

HERA E PARË NË SHTËPI Në Botëror, gjysmëfinalja u arrit që mëeherën e parë. Pas mungesës në vitin 1930 në Uruguaj, Italia debuton si padrone e shtëpisë në 34: në Milano përballë është Austria dhe një gol i Guaitës, i çon drejt kupës Rime, e fituar ndaj Çekosllovakisë).

Bis-i vjen pas katër vjetësh në Francë: 2-1 ndaj Brazilit dhe kupa e dytë me fitoren 4-2 ndaj Hungarisë. Historia përsëritet edhe në Europian. Pas një mungese në 60 dhe në 64, axurrët debutojnë sërish përballë tifozëve të tyre dhe arrijnë në gjysmëfinale.

Më 5 qershor 1968, në Napoli, Faketi me shokë barzojnë 0-0 ndaj Bashkimit Sovjetik: është hedhja e monedhës ajo që u dhuron finalen e suksesshme si në 34 me Jugosllavinë.

BILANCI Axurrët e arrijnë me lehtësisht gjysmë-objektivin në Botëror, me 7 ndeshje dhe 6 suksese, ku 4 në 90: nga dygolëshi i Pablito Rosit ndaj Polonisë në 82, tek ai i Roberto Baxhios ndaj Bullgarisë në 94, Italisë i pëlqen ti mbyllë llogaritë pa vuajtur shumë.

Diskutimi përfshihet edhe në Europë: pas humbjes në 68, Bashkimi Sovjetik merr revanshin në 88, me një fitore 2-0 që eliminon bandën e Viçinit, skuadër e bukur, por e pafat (në 90 ndaloi një hap larg finales botërore kundër Argjentinës së Maradonës, 3-4 me 11-metërsha në San Paolo).

Në vitin 2000 vjen rikthimi te fitorja: Holanda padrone e shtëpisë i frikëson axurrët për 120-të minuta, por pritjet e Toldos dhe goditja parabël e Totit me 11-metërsh i dërgon në finale.

GJERMANËT Po kundërshtarët e së enjtes? Dy gjysmëfinale mes Italisë dhe Gjermanisë, të dyja të paharrueshme. Ndeshja e Shekullit, fitorja 4-3 thriller në kohën shtesë, luhet më 17 qershor të vitit 1970 në Azteka te Meksiko Sitit:

Bonisenja-Shnelinger-Myler-Burgnish-Riva-Myler-Rivera janë autorët e golave, nga ku më pas italianët humbën në finalen ndaj Brazilit të Pelèsë 4-1. Triumf edhe në 4 korrik 2006 në shtëpinë gjermane: në Dortmund, gjithnjë për 120-të minuta, janë Groso e Del Piero që i japin axurrëve suksesin, para lotëve të Berlinit dhe Kupës së Botës të fituar ndaj Francës.

Kundër Gjemranisë ka pasur edhe një sfidë në Botërorin 78, 0-0, por ishte një grup paraeliminator, jo një ndeshje direkte (e njëjta formulë e Euro 80). Kësisoj, 2-0 për axurrët…

10 Gjysmfinalet e luajtura nga Italia mes Botërorit dhe Europianit: 8 fitore, 2 humbje. Kundër gjermanëve 2 suksese në 2

5 Fitoret axurre në 9 finale ndërkombëtare. Në Europianin 68: 2-0 ndaj Jugosllavisë, përsëritje pas barazimit 1-1 të finales së parë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›