EURO 2012, UEFA vërejtje Spanjës e Rusisë për thirrje raciste të tifozëve

UEFA u tërhoqi vërejtjen autoriteteve të futbollit spanjoll dhe rus për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve të tyre gjatë Kampionatit Evropian.
Veprimi i UEFA-së erdhi pas raporteve që flasin për imitimin e zhurmave të majmunëve që janë bërë nga adhuruesit spanjollë në kohën kur në fushë ishte italiani, Mario Balotelli. Të njëjtit tinguj thuhet se janë lëshuar nga adhuruesit rusë të futbollit duke shënjestruar mbrojtësin e Republikës Çeke, Teodor Gebre Selasi.Që të dy lojëtarët janë me ngjyrë.
UEFA bëri të ditur se ka hapur dosjet disiplinare për shkak të “sjelljes së pahijshme të mbështetsvë të tyre (sjelljes dhe brohoritjeve raciste)” dhe se paneli disiplinor do të merret me këtë çështje të enjten.
Spanja dhe Rusia, sipas të gjitha gjasave, do të gjobitën për shkak të këtij problemi.Rusia tashmë është gjobitur me 185 mijë euro nga UEFA.