Gjermania mendon për festimet

Gjermania mund të festojë në Frankfurt titullin e saj të katërt europian në rast se arrijnë të triumfojnë në Poloni dhe Ukrainë.
Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, siç bën të ditur gjermanja "Bild" po mendon të zgjedhë qytetin e landit të Hesenit për të festuar në rast suksesi në Euro 2012 ose në rast se arrijnë në finale, duke mënjanuar kështu Brandeburg Tor të Berlinit.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Gjermania do të festonte në Frankfurt pasi dhe në 1996 kur triumfuan në Europianin anglez, "Pancerat" zgjodhën pikerisht ballkonin mbi sheshin kryesor të qytetit për të festuar.
Të presim e të shohim: do festojnë gjermanët apo të tjerët..