E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge dhe arme per mafien italiane

Shtate persona te akuzuar si anetare te nje grupi kriminal te trafikut te armeve dhe droges, me destinacion Italine, u arrestuan dy ditet e fundit. Operacioni i koduar “Qiri i ndezur” ka prangosur David Islamaj, 36 vjec, nga fshati Drashovice i Vlores, Erjon Dulaj, 30 vjec, nga Vlora, Edison Begaj, 28 vjec, nga fshati Kanine i Vlores, Eduard Marku, 32 vjec, nga Kavaja, Sokol Cimili, 25 vjec, nga fshati Ndermenas i Fierit, Albert Brahimaj, 36 vjec, nga Vlora dhe Brahim Cimili, 52 vjec, nga fshati Ndermenas i Fierit. Gjithashtu u shpallen ne kerkim Azem e Ali Cimili, te cilet dyshohet te jene perfshire ne kete aktivitet te paligjshem qe kryhej prej me se 10 vjetesh.
Aksioni u krye duke bashkerenduar forcat e policise se Vlores me ato te Fierit. Drejtori i Policise se Qarkut te Vlores, komisar Vehbi Bushati, beri te ditur dje, ne nje konference per shtyp, detajet dhe bilancin e ketij operacioni, qe u shtri ne disa rrethe te vendit dhe u finalizua me sekuestrimin e disa armeve dhe municioneve, sekuestrimin e 284 kg marijuane dhe arrestimin e 7 personave. Komisar Bushati sqaroi se “gjurmimi dhe hetimi per kete grup kishte nisur ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, por gjithcka u finalizua mesnaten e djeshme, ne fshatin Ndermenas, te rrethit te Fierit, ku u kapen dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 284 kg lende narkotike e llojit marijuane, e paketuar ne 9 pako te medha”. Sipas Bushatit, droga ishte vendosur ne automjetin “Ford”, me targa FR7493B, ne pronesi te Azem Cimilit.
Kerkimet brenda automjetit te droges kane zbuluar edhe nje arsenal te vogel armesh e municionesh. Policia tha se u gjeten dhe u sekuestruan 5 arme zjarri automatike, nje pistolete model 54, 9 krehra automatiku, nje arke me fisheke model 56, 20 granata luftarake ofensive, 100 ndezes detonatore etj. Ne vazhdim te hetimit, policia sekuestroi nje automjet fuoristrade, tip “Mitsubishi”, si dhe tre automjete te tjera. Sipas policise, ky ishte nje nga grupet me aktivitet me te gjere, shtrirje kohore dhe partnere te fuqishem pertej Adriatikut.
Droga per mafien italiane
Ne konferencen e djeshme per shtyp, komisar Vehbi Bushati tha se lenda narkotike, armet dhe municionet luftarake kishin si destinacion grupet kriminale italiane. “Ne realizimin me sukses te ketij operacioni u aplikuan te gjitha format bashkekohore te investigimit te krimeve, nderkohe qe u bashkepunua edhe me sherbimet homologe italiane qe ndihmuan ne hetimin e kesaj ngjarjeje”, nenvizoi Bushati. Ai pohoi se pjese e operacionit te nates se kaluar ishte dhe ndjekja ne hapesiren detare e nje mjeti lundrues, tip gomone, qe vinte nga Italia per te trafikuar lenden narkotike dhe armet e sekuestruara. Por, me gjithe perpjekjet ne bashkepunim me mjetet e “Guardia di Finanza”, te Drejtorise se Policise se Kufirit, gomonia arriti te largohej. Nga te dhenat paraprake, mesohet se mjeti lundrues i trafikanteve italiane ishte i permasave te medha dhe i pajisur me kater motore me nje fuqi te pergjithshme 500 kuaj fuqi.
Bilanci i operacionit:
Te arrestuar:
David Islamaj, 36 vjec, nga Drashovica eVlores,
Erjon Dulaj, 30 vjec nga Vlora,
Edison Begaj, 28 vjec, nga Kanina e Vlores,
Eduard Marku, 32 vjec nga Kavaja,
Sokol Cimili, 25 vjec, nga Ndermenasi iFierit,
Albert Brahimaj, 36 vjec nga Vlora
Brahim Cimili, 52 vjec, nga Ndermenasi i Fierit.

Ne kerkim:
Azem Cimili, nga Fieri
Ali Cimili, nga Fieri
Te sekuestruara:
284 kg lende narkotike e llojit marijuane
5 arme zjarri automatike
1 pistolete model 54
9 krehra automatiku
1 arke me fisheke model 56
20 granata luftarake ofensive
100 ndezes detonatore
automjeti “Ford”, me targa FR7493B
nje automjet fuoristrade, tip “Mitsubishi”
3 automjete te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›