E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bashkeshortin, merr 5 vjet burg

Vrau bashkeshortin me thike, gjykata e Tiranes denoi dje me 5 vjet burg 28-vjecaren. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, shpallen fajtore te pandehuren Vitore Doda. E pandehura do te perfitoje ulje denimi, pasi ishte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar. Dodes i kane mbetur vetem 3 vjet e 4 muaj burg per te vuajtur. Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes ka kerkuar deklarimin fajtore dhe denimin e te pandehures me 6 vjet burg. Ndersa vete Doda ka kerkuar para gjykates meshire, pasi e kishte pranuar qe krimin e kishte kryer ne kushte te vetembrojtjes. Ngjarja per te cilen akuzohet e pandehura, ka ndodhur me daten 25 gusht te vitit te kaluar, kur ajo ka qelluar me nje thike bashkeshortin e saj Marash Doden. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se konflikti, ka ardhur menjehere pas tentatives se viktimes per t'i vrare te atin te pandehures. Menjehere pas kesaj ngjarjeje e pandehura kishte marre nje bicak qe kishte ne cante dhe e ka qelluar viktimen, duke i shkaktuar vdekjen. Cifti kishte vetem dy jave martese. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›