E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy plagosje per pak ore, tronditet Shkodra

SHKODER - Dy plagosje me arme zjarri kane ndodhur diten e djeshme ne qytetin e Shkodres. Ngjarjet kane ndodhur ne dy vende te ndryshme pak minuta me pare. Marin Majnisha 37 vjec eshte qelluar me arme ne lagjen "Skenderbeu", ndersa i plagosuri tjeter Zef Prroni 35 vjec, ndodhej ne fshatin Narac, kur eshte qelluar. Policia ka mberritur ne dy vendet e sinjalizuara dhe po punon per zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autoreve, te cilet jane larguar pas kryerjes se krimit. Sic mesohet nga te dhenat e para, plagosjet kane ndodhur pas grindjeve te castit, mes te plagosurve dhe autoreve te dyshuar. "Zef Prroni dyshohet se eshte plagosur nga kunati i tij Gjergj Lazri 35 vjec, banues ne fshatin Nenshate te Komunes Hajmel, i cili eshte shpallur ne kerkim", thane mbremjen e djeshme burimet policore, por pa dhene detaje rreth ngjarjes se ndodhur ne fshatin Narac. Nderkohe qe plagosja tjeter e ndodhur ne lagjen "Ndoc Mazi", ku mbeti i plagosur nga te shtenat e armes Majnishta rreth 30-vjec, mesohet se ka ndodhur brenda nje lokali lojerash fati, kur ai eshte qelluar nga persona ende te paidentifikuar. Te plagosurit jane transportuar menjehere ne spitalin e Shkodres, nderkohe qe nuk behet e ditur gjendja ne te cilen ndodhen. R. Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›