E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe nje i vdekur dhe 8 te plagosur ne dy aksidente

Një i vdekur dhe 8 të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i dy aksidenteve të ndodhura mbrëmjen e të hënës në rrugët e Lezhës. Fëmija 10 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqezimit të Kosovës, ndërsa nëna e tij ishte në timon dhe po ecte me shpejtësi. Aksidenti tjetër ndodhi në Shengjin dhe drejtuesi i mjetit u bllokua për afro dy orë brenda në makinë.

Një vajze 10 vjeçare ka humbur jetën në një aksident që ndodhi gjatë natës në aksin rrugor të superstradës Fushë Krujë- Lezhë. Një automjet me targa të Kosovës që udhetonte nga Tirana në drejtim të Shengjinit e që drejtohej nga Ismete Arifi 35 vjeçe ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të superstradës me autostradën drejt Kosovës e për pasojë ka gjetur vdekjen 10 vjeçarja Diolinda Arifi, vajza e drejtueses së automjetit, ndërsa është plagosur edhe kjo e fundit. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se shkak për këtë aksident është bërë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e drejtueses së mjetit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes.
Më herët 4 persona pjesëtarë të një familjeje kosovare mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›