E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogë me çantë shpine, zbulohen 6 kg

 

GJIROKASTER - Rreth 6 kg kanabis është braktisur nga një person në momentin e fundit para kontrollit të policisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së martës rreth 2 km në hyrjen veriore të qytetit të Gjirokastrës pranë një postblloku policie. Ka qenë ora 23:00 kur një person i panjohur pak metra larg postbllokut pasi ka parë policinë, ka hedhur çantën e shpinës në një shkurre anës aksit rrugor Gjirokastër-Tepelenë dhe është larguar me shpejtësi. Policët janë vënë në ndjekje të personit, por ai i ndihmuar nga errësira ka mundur të largohet. Ndërsa nga ana e policisë në çantën e braktisur janë gjetur 6 pako në formë cilindrike, me peshë 1 kg secila me lëndë kanabis. Policia nga ana e vet po punon për evidentimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.                                      p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›