Vlorë, kapet i dënuari përjetë
VLORE- Policia e Vlorës arrestoi dje 38-vjeçarin Koço Seferi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Efektivët e Policisë Kriminale organizuan ndërhyrjen në një ambient jo të populluar duke dashur të shmangnin ndonjë incident në momentin e prangosjes së tij, pasi personi paraqiste rrezikshmëri. Ashtu sikurse edhe ishte parashikuar, policisë i është dashur të qëllojë në ajër për të ndaluar të kërkuarin, si dhe një person tjetër i cili po ngiste makinën tip "Benz" me të cilën ata po udhëtonin. Mësohet se Seferi ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm pasi më 5 janar të vitit 2007, pas një sherri për parkimin qëlloi me armë dy vëllezërit Viktor e Sokol Hazizaj. Për pasojë, Viktor Hazizaj gjeti vdekjen ndërsa i vëllai mundi të shpëtojë. q.b