Raporti i Bankës Botërore: Qeveria “ok” me reformat
Fabiola Çela
Qeveria shqiptare ka kryer reforma të rëndësishme për biznesin. Reformat e ndërmarra kanë ndikuar në lehtësimin e procedurave për hapjen e një biznesi të ri. Gjithashtu, gjatë harkut kohor prej një viti qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të rëndësishme edhe në mbrojtjen e investitorëve të huaj, dhe kjo falë ligjit të ri "Për shoqëritë tregtare". Një vlerësim i tillë është bërë nga Banka Botërore, ku në raportin e saj më të fundit "Si të bësh biznes në 2009", vendi ynë renditet mes 10 ekonomive reformatore në botë. Në raportin e saj BB-ja ka kritikuar indirekt bashkinë, e cila nuk i ka lehtësuar procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit. Sipas raportit, për këtë tregues Shqipëria renditet e 170 në listë, nga 168 që renditej një vit më parë.
Reformat
Sipas raportit "Si të bësh biznes në 2009", Shqipëria renditet e dyta mes vendeve që kanë kryer reforma për të lehtësuar bërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-'08. Në raport theksohet se, përgjatë harkut kohor qershor 2007-qershor 2008 Shqipëria ka thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat në katër nga dhjetë treguesit e vlerësuar nga ky raport. Në renditjen e përgjithshme të të bërit biznes, Shqipëria kapërcen nga vendi i 135 në atë të 86, duke e bërë vendin të krahasueshëm me vendet e tjera në rajon. Në Shqipëri është shënuar progres në lidhje me kreditimin, përmes krijimit të regjistrit publik të kredive dhe forcimit të mbrojtjes së të drejtave të investitorëve dhe aksionerëve përmes ligjit të ri të Shoqërive Tregtare. Nisja e një biznesi të ri është bërë më e lehtë si rezultat i konsolidimit të disa procedurave pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe zvogëlimit të tarifës së regjistrimit. "Raporti 'Si të bësh biznes në 2009' konfirmon progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, përmes krijimit të rregullave për një ekonomi funksionale tregu", tha Camille Nuamah, drejtuese e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. Por sipas saj, vendi duhet të mbështetet mbi këto arritje duke siguruar në të njëjtën kohë që "rregullat e reja" të jenë edhe "rregulla të mira". "Pra, që zbatohen në mënyrë transparente, efeciente, të barabarta dhe që lehtësojnë, më shumë sesa pengojnë investimet e mira dhe krijimin e vendeve të punës", shtoi ajo. Raporti "Si të bësh biznes në 2009" rendit 181 ekonomi sipas lehtësisë së të bërit biznes bazuar në 10 tregues, që regjistrojnë kohën dhe koston që duhet sipas rregullave të aprovuara nga qeveria për të filluar dhe zhvilluar një biznes, të bërjes tregti ndërkufitare, pagimit të taksave dhe mbylljes së një biznesi.
Sugjerimet
Gjatë prezantimit të raportit, drejtuesja e zyrës së BB-së në Shqipëri, Nuamah, i sugjeroi qeverisë shqiptare se duhet punuar më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe reformën e sistemit gjyqësor, përmirësimit të infrastrukturës, regjistrimit të pronës, etj. Megjithatë Naumah theksoi se, vërehet një rritje e interesimit të investitorëve për të investuar në Shqipëri, por sfida kryesore është që ky interes të ruhet në vazhdimësi, me qëllim që Shqipëria të përfitojë në atë që është gara e thithjes së investimeve të huaja.
Sugjerimet
Reforma në sistemin gjyqësor
Përmirësimin e infrastrukturës
Reforma në regjistrimin e pronës
Reforma në sistemin arsimor
Raporti i BB-së, reagon Berisha
Kryeministri Berisha ka reaguar dje pas publikimit të të dhënave të raportit të Bankës Botërore "Si të bësh biznes në 2009". Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë kryeministri Berisha përshëndeti, rezultat e këtij raporti duke e konsideruar si vlerësim të procesit të reformave dhe klimës së biznesit në vend. Kryeministri Berisha theksoi se, raporti do të analizohet hollësisht nga të gjitha ministritë dhe agjencitë për të përcaktuar të gjitha detyrimet që dalin, për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim dhe për të vazhduar reformat.
Vlerësimi i BB
2007 2008 2009
1 Lehtësi e të bërit biznes
120 135 86
2 Të fillosh një biznes
121 123 67
Procedura (numri)
11 10 6
Koha (ditë)
39 36 8
Kosto (përqindje e të
ardhurave për kapital)
22.4 20.93 25.8
3 Marrja e një leje ndërtimi
161 168 170
Procedura (numri)
22 24 24
Koha (ditë)
344 331 331
Kosto (përqindje e të
ardhurave për kapital)
287 461 435
4 Punësimi i punëtorëve
113 109 108
Vështirësia e marrjes
në punë
44 44.4 44
Ngurtësia e orareve
të punës
40 40 40
Vështirësia e të pushuarit
nga puna
30 20 20
Indeksi i vështirësisë
së punësimit
38 35 35
Kosto e pushimit nga
puna (paga javore)
64 56 56
5 Regjistrimi i pronës
76 82 62
Procedura (numri)
7 7 6
Koha
47 47 42
Kosto (përqindje
e vlerës së pronës)
3.6 3.53 3.4
6 Të marrësh kredi
48 48 12
Indeksi i të drejtës
ligjore (0-10)
9 4 9
Indeksi i informacionit
mbi kreditë (0-6)
0 9 4
Mbulimi nga regjistri publik
NA 0 8.3
Mbulimi nga byroja
private (% e të rriturve)
NA 0 0
7 Mbrojtja e investitorëve
162 165 14
Indeksi i lirisë së
informacionit (0-10)
0 0 8
Indeksi i detyrimeve
të drejtorëve (0-10)
5 5 9
Indeksi i lehtësisë së çështjeve
gjyqësore për aksionerët (0-10)
3 3 5
Indeksi i mbrojtjes
së investitorëve (0-10)
2.7 2.7 7.3
8 Pagimi i taksave
125 118 143
Pagesat (numri në vit)
41 44 44
Koha (në orë)
240 240 244
Niveli total i taksës
(% e fitimit)
55.8 45.9 50.5
9 Tregtia ndërkufitare
101 70 77
Dokumente eksporti
7 7 7
Koha për eksport (ditë)
34 21 21
Kosto e eksportit
(USD për kontenier)
818 754 770
Dokumente importi
12 9 9
Koha për import
34 22 22
Kosto e importit
820 750 775
10 Zbatimi i kontratave
99 74 89
Procedura
39 39 39
Koha
390 390 390
Kosto (% e vlerës
së pretenduar)
22.6 32 38.7
11 Mbyllja e një biznesi
89 178 181
Koha (vite)
4 0.46 s'ka praktikë
Kosto (% e pasurisë)
38 0 s'ka praktikë
Norma e rikuperimit
26.4 1 0