Berisha: Konkurs për 221 vende bosh në administratë
Kryeministri Sali Berisha kërkon nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) që të hapë urgjentisht konkursin për 221 vende që janë bosh në administratë.
ADI SHKEMBI
Duke folur në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Berisha tha se, ata që kanë master ose doktoraturë duhet të pranohen menjëherë. "Sipas Departamentit të Administratës Publike, ekzistojnë 221 vende vakante në administratën publike. Me urgjencë duhet të hapet konkursi për ata që kanë master ose doktoratë, këta të fundit do të pranohen menjëherë. Unë kërkoj në mënyrë absolute që ky proces të vihet në vijë brenda muajit tetor. "Brain Gain", (Thithja e trurit) është dhe mbetet drejtim themelor. Duhet të synohen njerëzit me grada dhe tituj për këto vende, të cilët të konkurrojnë", u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, për të përfshirë në administratë ata që kanë përfunduar studimet pasuniversitare mund të aplikohej edhe skema e përdorur nga universitetet, të cilat hapën vende të reja pune, por kjo nuk ka ndodhur për shkak se administrata ka vende vakante. Në të njëjtën kohë Berisha premtoi transparencë në pranimin e punonjësve të rinj. "Ne mund të aplikonim edhe skemën e universiteteve, ku janë hapur 400 vende pune, por nuk mund ta aplikojmë atë për administratën, pasi ekzistojnë 221 vende vakante, sipas DAP-it. Ju kërkoj të krijoni procedurat më transparente, krijoni komisionet më transparente, të shpallni njoftimet, sepse nuk është pak një kontingjent i tillë i shkolluar mirë", theksoi Berisha. "Ju garantoj se qeveria është e gatshme që, pas plotësimit të këtyre vendeve, të krijojë vende shtesë, duke shkurtuar disa sektorë që të marrin jetë dhe në këtë mënyrë, të rritet gjithnjë e më shumë, përfshirja në administratë e të graduarve dhe të titulluarve në shtetet më të mira të Evropës, por dhe brenda vendit", vijoi më tej kreu i qeverisë në pjesën e parë të mbledhjes, e cila ishte me praninë e mediave. Ndërkohë në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike janë të publikuar postet nëpër ministri, të cilat kanë mbetur vakant, ndërkohë që disa prej posteve kanë tashmë përgjegjësin e tyre dhe ende nuk janë hequr nga lista e vendeve vakant.
Vendet vakant
Kryeministri 5 vende
M. Financave 13 vende
M. Ekonomisë 8 vende
M. Jashtme 2 vende
M. Integrimit 12 vende
M. Punëve Publike 8 vende
M. Mjedisit 2 vende
M. Mbrojtjes 1 vend
M. Brendshme 21 vende
M. Punës 2 vende
M. Turizmit 20 vende
M. Shëndetësisë 21 vende
M. Bujqësisë 3 vende
M. Drejtësisë 11 vende