Drogë në burgun e Kënetës
DURRES - Një qese e vogël me drogë është gjetur e hedhur në tarracën e burgut të ri të Durrësit, në zonën e ish-Kënetës. Ngjarja është konsideruar tepër e rëndë dha ka sjellë gatishmëri të lartë në këtë institucion. Ekzistojnë dyshime të forta se sasia prej 11.5 gram kanabis ishte e destinuar për ndonjë narkoman që vuan dënimin në qelitë e burgut të ri. Lënda narkotike u gjet rastësisht nga një kontroll rutinë mbi tarracën e ofiçinës së burgut. Një gardian i kujdesshëm dalloi mes bitumit të tarracës një qese të vogël farmaceutike, me drogën në të. Sasia e kanabisit u gjet në orën 16:30 dhe ajo i dha shkas një kontrolli në shkallë të gjerë në burg. o.u