Trajnimi i komisionerëve, Ristani: “Po rrezikohen zgjedhjet”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Shtohen problemet në strukturat e administrimit të zgjedhjeve. Pas debateve të shumta për ndryshimin e qendrave të votimit, ndarjen apo bashkimin e tyre, këtyre strukturave u shtohet dhe një tjetër problem, ai i mungesës së komisionerëve. Shqetësimi është theksuar dje nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili u bëri thirrje partive që të çojnë komisionerët në trajnime. Mungesa e tyre, sipas kreut të KQZ-së, do të krijojë problem serioz për mënyrën se si do të menaxhohet procesi zgjedhor më 28 qershor. Ky problem vazhdon të jetë prezent vetëm 6 ditë para datës së zgjedhjeve. Por ndërkohë përfaqësuesi i socialistëve në KQZ, Genci Gjonçaj, i është përgjigjur shqetësimit të Ristanit me një tjetër problem. Sipas tij, KQZ duhet të kërkojë që të gjithë zyrtarët që kandidojnë për deputetë të lënë postin e tyre që kanë aktualisht në administratën shtetërore. Por sipas Ristanit, ky nuk është një problem i KQZ-së, por i Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve.
Diskutimi
Ristani dha sërish alarmin se situata është kritike dhe u bën thirrje partive t i detyrojnë shtatë anëtarët e tyre të nisin trajnimet. “Nuk bëhet më fjalë për shkelje të ligjit, sepse i keni shkelur me të dy këmbët, po ndërkohë na kanë dështuar dhe dy trajnime të organizuara nga KQZ dhe të keni parasysh që pa komisionerë të trajnuar do të cenohen standardet. Prandaj merrni masa urgjente, anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit duhet të shkojnë në trajnime”, - tha Ristani gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së. Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, i kërkoi këtij institucioni që të marrë masa për personat, të cilët janë kandidatë për deputetë dhe vazhdojnë të mbajnë njëkohësisht poste të larta zyrtare si prefektë apo të zgjedhur vendorë. Por kreu i KQZ, Arben Ristani, u përgjigj se nuk është detyrë e institucionit që ai drejton të merret me një problem të tillë, por është Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve që përcakton vlefshmërinë e mandateve të tyre. Pikë e nxehtë në KQZ vijon të mbetet miratimi i qendrave të votimit, ku anëtarët e majtë të komisionit refuzojnë të votojnë qendrat në pronësi të militantëve partiakë. Pak ditë më parë, KQZ miratoi 214 trajnues për qarqet kryesore të vendit, të cilët do të trajnojnë anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme. Numri në total i QV-ve në rang vendi, pas disa ndryshimeve të miratuara dy ditë më parë nga KQZ është 4751 nga 4812 që ishte më parë. Kjo sepse në pamundësi kohore për të ribërë rregullimet përkatëse të numrit të qendrave të votimit sipas listës së të dhënave të vëna në dispozicion nga Ministria e Brendshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak edhe të afrimit të datës së zgjedhjeve, ka menduar të evitojë amullinë që mund të krijohej në këtë rast dhe me konsensusin e detyruar të të gjithë anëtarëve, ka pranuar si të rregullt ndarjen e kryetarëve të komunave dhe bashkive. Me një vendim të tij Komisioni ra dakord për mbylljen e një numri qendrash votimi (rreth 61) për shkak të numrit të vogël të zgjedhësve, duke i bashkuar ato me QV të tjera. Por, nga ndryshimet e bëra duket se është përftuar edhe një numër shtesë zgjedhësish që deri më tani ishin harruar dhe nuk ishin parashikuar të votonin. Kështu, falë këtyre ndryshimeve, numri i zgjedhësve në listën përfundimtare është shtuar me 195 zgjedhës, duke shkuar në 3.084.262 shtetas me të drejtë vote.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009