Gani Bobi: Demokratët fitues përballë socialistëve PD 42.2%, PS 31%
Autori i Lajmit: red.
Sondazhi i dytë i Qendrës Humanistike “Gani Bobi” i kryer në qarkun e Elbasanit, i cili u publikua nga Tv Klan, ka nxjerrë demokratët fitues me 42.2 për qind, kundrejt socialistëve që marrin vetëm 31 për qind. Diferenca e votës së deklaruar në këtë anketim është 11.2 pikë, çka shënon një rritje të ndjeshme të saj krahasuar me sondazhin e kryer nga Gani Bobi në muajin maj, ku diferenca ishte 7.7 pikë. Zbritje në krahasim me muajin e kaluar rezulton për LSI-në me 2.9 për qind. Ndërsa në vendin e katërt renditet G99 e Erjon Veliajt me 2.1 për qind, dhe ky subjekt në zbritje në krahasim me sondazhin e një muaji më parë. Sondazhi i muajit qershor është zhvilluar një javë më parë nga kompania Gani Bobi, rreth datës 13 qershor, numri i të anketuarve edhe kësaj radhe ka qenë i njëjtë me 1600 kampione, intervista të zhvilluara ballë për ballë. Më tej, në këtë sondazh të fundit për Elbasanin do të radhiten Partia Republikane me 0.8 për qind, koalicioni “Poli i Lirisë” me 0.6 për qind, vetëm PDK-ja me po 0.6 për qind. Në të njëjtat nivele ka qëndruar Partia Drejtësi dhe Integrim e komunitetit çam në Shqipëri me 0.2 për qind dhe të tjera parti me 1.2 për qind. Vazhdon të mbetet e lartë përqindja e të pavendosurve në qarkun e Elbasanit me 9.1 për qind të të anketuarëve dhe 4.5 për qind e tyre nuk do të votojnë asnjë prej partive që do të thotë nuk do të marrin pjesë në votim. Kompania e sondazheve ka zhvilluar dhe disa pyetje me të intervistuarit ku spikasin dy prej tyre. Së pari, sa e suksesshme ka qenë qeveria Berisha nga viti 2005 deri në 2009-ën, të anketuarit i janë përgjigjur në shumicën e tyre se ka qenë e suksesshme me rreth 47.1 për qind, jo e suksesshme 23.7 për qind, as mirë dhe as keq 27.7 për qind dhe nuk kanë përgjigje 3.6 për qind e të intervistuarve. E njëjta pyetje u është bërë qytetarëve dhe për produktivitetin e opozitës në Parlament, pra sa e suksesshme ka qenë puna e saj në Kuvend nga 2005-a deri në 2009-ën, ata i janë përgjigjur 38 për qind jo e suksesshme, 23.8 për qind e suksesshme, 32.5 për qind as mirë as keq dhe 5.7 për qind nuk kanë asnjë mendim.
Qarku i Elbasanit
1.Për kë do të votonit nëse zgjedhjet zhvilloheshin të dielën e ardhshme?
PD 42.2 %
PS 31
LSI 2.9
G 99 2.1
PR 0.8
Poli 0.6
PDK 0.6
PDI 0.2
Të tjera 1.2
Asnjë 4.5
Të pavendosur 9.1
Indiferentë 4.8
2. Sa e suksesshme ka qenë qeveria Berisha në 2005-2009-ën?
47.1 % e suksesshme
23.7 jo e suksesshme
27.7 as mirë, as keq
3.6 nuk e di
3. Sa e suksesshme ka qenë puna e opozitës në 2005-2009-ën?
23.8 % e suksesshme
38 jo e suksesshme
32.5 as mirë, as keq
5.7 nuk e di
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009