Drogë në portin e Durrësit, vihen në pranga dy vëllezër

Policia kufitare në portin e Durrësit ka vënë në pranga dy vëllezër të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al, se të ndaluarit janë dy vëllezër, Artan Nelaj 33 vjeç dhe Alfred Nelaj 27 vjeç nga Fushë Mamurrasi.
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës, gjatë një kontrolli të ndërmarrë nga policia në automjetin tip BMV fuoristradë me targa CD 321 WH që drejtohej dhe ishte në pronësi të Alfredit, në sarbatorin e mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pako të mbështjella me natriban, me përmbajtje lëndë të dyshuar narkotike lloji Canabis Sativa, me peshë totale 6.6 kilogramë.
Mjeti në fjalë do të imbarkohej në një traget për të udhëtuar drejt Barit Itali./Indeksonline/