Arrestohet sepse e quajti Daçiqin tradhtar

Anëtari i udhëheqjes së lëvizjes ekstremiste serbe Dveri, Sllavisha Miletiq është arrestuar sot në kremtimin e një përvjetori nga historia serbe në qytetin e Lloznicës, pas një konflikti verbal m kryeministrin Ivica Daçiq, njoftoi kjo lëvizje. “Miletiq iu drejtua Daçiqit me fjalët se është tradhtar i Kosovës dhe si nuk i vjen turp që të vijë në vende me rëndësi historike për popullin serb.
Sipas kësaj lëvizje, në vend të përgjigjes së Daçiqit pasoi reagimi i policisë, e cila e arrestoi Miletiqin dhe “në këtë mënyrë dërgoi porosi të qartë se Serbia po rrëshqet drejt diktaturës”.
Kjo lëvizje kërkon lirimin urgjent të të arrestuarit, kurse policinë e përkujton që roli i saj nuk është ndjekja e qytetarëve që e flasin të vërtetën, por mbrojtja e shtetit nga tradhtia dhe shkelja e rregullimit kushtetues./Indeksonline/