E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në një ditë ekzekutohen 17 të dënuar

Autoritetet irakiane zbatuan sot ekzekutimin e 17 të dënuarve me vdekje, përfshi një egjiptian dhe një grua, të cilët ishin dënuar për terrorizëm. Lajmi u dha nga Ministria e Drejtësisë së Irakut.“Ditën e sotme u zbatua ekzekutimi i terroristëve, pas rrëzimit të apelit të fundit të të dënuarve prej këshillit presidencial”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, transmeton Rel.

Ekzekutimet e shpeshta vazhdojnë në Irak, ndonëse Bagdadi zyrtar është kritikuar për këtë praktikë nga OKB-ja, e cila ka kërkuar që sistemi i drejtësisë të jetë më i përmbajtur.

Zyrtarisht, rreth 70 persona u ekzekutuan në Irak vitin e shkuar, ndonëse dyshohet që numri të jetë më i lartë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›