Drogë në stomak, arrestohet në burg nipi i Azem Hajdarit
Rinor Hajdari, nipi i deputetit të vrarë më 12 shtator 1998 Azem Hajdari, arrestohet në dushet e institucionit të vuajtjes së dënimit Ali Demi (325) në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të policisë së shtetit dhe atyre pranë burgut 325, ku prej disa muajsh 24 vjeçari Hajdari vuante ditët e dënimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit, për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Sipas këtyre të dhënave, mësohet se Hajdari është arrestuar në ambientet e dushit të këtij institucioni vetëm pak sekonda pasi kishte nxjerr nga stomaku 2 qese të mbushura me drogë.
Pak ditë më parë, Rinor Hajdari përfitoi leje të zakonshme nga drejtoria e këtij institucioni për të qenë pranë familjes së tij për dy ditë. Me së mbarimin e lejes zakonshme, djali i vëllait të Azem Hajdarit është kthyer në ambientet e burgut 325 për të vazhduar vuajtjen e ditëve të tjera të burgut. Por nga informacionet operative të Policisë, ishte njoftuar se Hajdari kishte gëlltitur dy qese të mbushura me hashash, që peshonin rreth 4 gram. Qese këto që me të hyrë në burg, do ti nxirrte në mënyrë natyrale-thuhet nga burimet.
Nipi i Azem Hajdarit është arrestuar në aksin rrugor Golem-Durrës më 22 Janar 2010 së bashku me shtetasit Briano Dosku, 20 vjeç nga Librazhdi dhe Maringlen Basha, 23 vjeç nga Lazarati. Të tre të rinjtë u kapen duke trafikuar 21 kg hashash që ishte marrë në fshatin problematik të Lazaratit. Tashme nipi i Hajdarit rrezikon nga 5 deri në 10 vite burg.
Shekulli