E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria heton policët: Nuk i dhanë ndihmë gjykatësit Konomi

Mësohet se prokuroria e krimeve të rënda po heton edhe policët që mbërritën në vendngjarje, tek makina e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Ata rrezikojnë padi për shkak se nuk e kanë ndihmuar Konomin. Trupi i tij ishte nxjerrë nga makina nga disa kalimtarë, por më pas askush nga policët nuk u afrua në pritje të ambulancës. Trupi i tij u la në asfalt për rreth 20 minuta, derisa mbërriti zjarrfikësja. Siç kanë treguar pamjet filmike, policët bënin sehir. Ambulanca u vonua për shkak se qyteti ka vetëm një të tillë. Po ashtu, prokuroria thotë se zjarrfikësja ka fshirë gjurmët nga makina pasi ka përdorur ujë për zjarrin dhe jo shkumë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›