Tronditet sërish Vlora, nëna hidhet nga ballkoni i maternitetit bashkë me foshnjen e sapolindur
Tronditet sërish Vlora. Një nënë është hedhur bashkë me foshnjen e saj të sapolindur nga ballkoni i maternitetit. Foshnja ka gjetur vdekjen kurse nëna është në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate. Nëna, Eglantina Meçe, 25 vjeç, hodhi fillimisht beben e seksit mashkull, më pas u hodh vetë. Drejtori i maternitetit tha se nëna ishte në gjendje të rëndë depresive. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.