Avokati kërcënon gjykatësin: Do e pësosh si Konomi. Një tjetër kërcënim regjistrohet edhe në Elbasan
Një avokat ka rënë në prangat e policisë pasi ka telefonuar një gjykatës, duke e kërcënuar me fjalët: Zgjidh çështjen gjyqësore, ose do përfundosh si Skerdilajd Konomi. Një telefonatë e tillë ka alarmuar policinë. Pas hetimeve, ajo ka vënë në pranga avokatin 65 vjeçar Vangjel Muzina, i cilin mbron një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Kurse gjykatësi i kërcënuar është 57 vjeçari Fejzo Hysi, gjykatës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.
Pasi është arrestuar, avokati ka deklaruar se ajo ka qenë një shaka mes shokësh.
Ndërkohë, në Elbasan, vëllai i një të dyshuari për vrasje, ka kërcënuar me vdekje prokurorin e çështjes, por edhe gjyqtarët në sallë. Skënder Filja ka kërcënuar prokurorin Bledar Mustafaraj. Mësohet se ai ka thënë se do u vërë eksplozivin. Policia e ka arrestuar personin në fjalë.