Drogë nga Holanda në Itali, pranga shqiptarëve
TRIESTE-Mbi 70 agjentë të kuesturës së Triestes, kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa shqiptarëve të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali nga Spanja dhe Holanda.
Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se operacioni i policisë ka nisur disa orë më parë dhe vazhdon ende.
Karabinierët po ekzekutojnë urdhërarrestet e firmosura nga gjykata e Triestes, me kërkesë të drejtorisë së antimafias ndaj 5 personave të cilët dyshohet se ishin anëtarë të kësaj organizate të trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas policisë në drejtimin e këtij trafiku ishin dy vëllezër 21 dhe 26 vjec prej kohësh banorë në Trieste. Sipas hetuesve organizata përdoret korrierë italianë dhe maqedonas për të transportuar kokainën në Itali, me makina të ardhura nga Spanja dhe Holanda.
(s.g/BalkanWeb)