SHBA përshëndet zgjedhjet në Kosovë
WASHINGTION-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lavderuar qeverinë e Kosovës për menaxhimin e zgjedhjeve të para nga shpallja e pavarësisë duke i cilësuar ato “gurthemel të rëndësishem” në rrugën e demokracisë. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit te shtetit, Ian Kelly. “Urojmë qytetarët nga rradhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime”, ka thënë Kelly.
“Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj”, ka pohuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly.
KQZ publikon rezultatet, LDK paraprin
Dje në mbrëmje Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëri të ditur rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Është konfirmuar fitorja e LDK në Prishtinë ku kandidati Isa Mustafa ka marrë mbi 56% të votave. Partia demorkatike e Hashim Thacit merr Ferizajn, ndërsa Aleanca për ardhmërinë e Kosovës merr Gjakovën. PDK ka fituar edhe në Malishevë e Padujevë. Por katër qendrat më të mëdha të Kosovës, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani shkojnë në raund të dytë, pasi asnjë kandidat nuk ka marrë më shumë se 50 % të votave. Balotazhet janë kryesisht mes PDK dhe LDK, por në mjaft qytete në balotazh është edhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, e AAK. Gjithashtu balotazh do të ketë në Klinë, Suharekë.
Në Gracanicë, në zonën e banuar me serbë, ku serbët dolën në votime, ka fituar Bojan Stojanovic me mbi 57 % të votave. Interesant është fakti se në Leposavic, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar rreth 100% të votave dhe asnjë kandidat tjetër nuk ka marrë përqindje. Megjithatë të dhënat ende nuk janë përfundimtare, ndërkohë që vihet re një perputhje mes të dhënave të KQZ dhe Demokracis në Veprim, organizatës joqeveritare që ka dhënë rezultate paraprake gjatë ditës së sotme.
(d.b/BalkanWeb)