Maqedoni, 330 të infektuar me grip derri
SHKUP- Arrin në 330 numri i të infektuarve me virusin A/H1N1 në Maqedoni. Në 24 orët e fundit, në laboratorin e Institucionit për Shëndetësi Publike, janë paraqitur edhe 54 raste pozitive.
Në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar edhe 14 pacientë, me virusin e vërtetuar A(H1N1). Të gjithë pacientët të pranuar janë me gjendje shëndetësore stabile. Arsyeja e stabilitetit te këta pacientë është pranimi i terapisë së duhur prej ditës kur janë hospitalizuar nga gripi i tipit të ri A(H1N1).
Nga Ministria dikasteriale përkujtojnë në masat për parandalim - gjatë kollitjes dhe teshtitjes të mbulohet goja dhe hunda, ndërsa faculetat e përdorura të hidhen në shportat e mbeturinave.
Higjiena personale të mbahet në kontinuitet, ndërsa duart të lahen me sapun dhe ujë. Në rast të simptomave të gripit, nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë menjëherë të vizitohet mjeku.
Të gjitha institucionet shëndetësore janë të gatshme me mjetet dhe medikamentet për mbrojtjen e këtij të gripit të tipit të ri A(H1N1) për arsye se numri i rasteve vetëm po vje duke u shtuar. Përqindja më e madhe e të sëmurve janë banorë të Qytetit të Shkupit, kurse të tjerët janë nga qytetet tjera të Maqedonisë.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)