PS, tri ditë protestë përpara Kryeministrisë
TIRANE- PS vendos të zhvillojë 3 ditë protestë para Kryeministrisë dhe pas 3 ditësh, radikalizim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë reagim nga qeveria. Kryetari i PS-së, Edi Rama ka mbledhur mbrëmë deputetët e grupit parlamentar pas protestës së organizuar në Fier, dhe ka ndarë detyrat konkrete për çdo deputet.
Secili prej deputetëve do të sjellë nga zonat (qarqet) përkatëse elektorale, minimumi nga 50 mbështetës, që do të jenë prezentë në protestën e ditës së premte, në sheshin “Skënderbej” fillimisht dhe më pas edhe para Kryeministrisë. Më tutje ndarja e detyrave vazhdon në një mënyrë tjetër. Meqenëse protesta u vendos që të nisë në orën 17:00 të së premtes dhe të përfundojë mbrëmjen e së dielës, atëherë deputetët do të qëndrojnë tek Kryeministria, në çadrat që do të vendosen në bulevard me radhë. Natën e parë do të qëndrojnë gjatë gjithë natës 30 deputetë, të cilët do të shoqërohen edhe nga mbështetësit e tyre. Natën e dytë, ata do të ndërrohen nga 30 kolegët e tjerë, për të mos e lënë sheshin bosh.
Ende nuk dihet nëse kësaj nisme do t’i bashkëngjiten edhe 5 deputetët kundërshtarë, megjithëse Arben Malaj ka marrë pjesë në dy protestat e fundit, edhe në Vlorë, edhe në Fier. Burimet zyrtare nga PS-ja bënë të ditur se gjatë protestës së tejzgjatur do të mbështeten edhe nga partitë e djathta që janë ekspozuar deri më tani si, PDK apo partia e Spartak Ngjelës, përveçse nga partitë e koalicionit të majtë dhe ish-drejtuesit e larguar nga LSI-ja. Bashkë me ta do të jenë edhe minatorët, pensionistët. Burime jozyrtare thanë se një prej ideve të protestuesve opozitarë ishte edhe rrethimi me një shirit të verdhë i selisë së Kryeministrisë, si vendi i krimit, ide kjo që ra pas shoshitjes së mendimeve të shumta.
(s.g/BalkanWeb)