E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, shkon në 9 numri i viktimave me A H1N1

ZAGREB- Në Serbi numërohen deri tani 9 persona të vdekur nga virusi i gripit të derrit, ndërkohë që të prekurit janë 295.
Lajmin e bën të ditur Instituti për Shëndetin Publik në Beograd, sipas të cilit nga 295 të prekurit, 72 janë infektuar jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër në 36 qytete të Serbisë.
I njëjti burim saktëson më tej se bilanci i personave të prekur është regjistruar deri më 15 nëntor, ndërsa rasti i fundit i vdekjes nga virusi më 10 nëntor.

Serbia pak ditë më parë shpalli epideminë e gripit të ri A/H1N1. Masa e parë në luftën kundër epidemisë ishte vaksinimi urgjent i tre milionë njerëzve, si dhe kujdestaria e përforcuar e mjekëve.

Shpallja e epidemisë së gripit të derrave A H1N1, nënkupton mes tjerash që në Serbi tashmë mbikqyrja është e jashtëzakonshme. Ka ndalim të grumbullimit më shumicë të njerezve në vende publike, përfshirë shkollat dhe institucionet parashkollore.

Jozyrtarisht vlerësohet se janë rreth dhjetë mijë të sëmurë. Njoftohet se shumica prej të infektuarve kanë qënë jashtë vendit.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›