E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi, sot vendimi për masën e sigurisë

Pritet të jepet sot vendimi për masën e sigurisë ndaj Rezart Taçit. Ditën e djeshme, avokati i Taçit Maks Haxhia është shprehur se ky vendim është shtyrë pasi gjykatësja Farije Budo ka kërkuar kohë deri sot në mëngjes për ta paraqitur vendimin edhe me shkrim.
Kërkesa për revokim të mases së sigurisë ndaj Rezart Taçit, e dorëzuar nga avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, ka si objekt kërkesën ndaj gjykatëses Farije Budo që të ndryshojë masën nga "arrest me burg" në detyrim paraqitje.
Rezart Taçi akuzohet për dhunë për shkak të detyrës ndaj gazetarit, Mero Baze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›