Droge nga Lazarati, 3 ne pranga
Gjirokaster- Nje sasi prej 100 kilograme lende narkotike ishte nisur nga fshati Lazarat ne drejtim te kryeqytetit. Tre persona jane arrestuar dje nga Seksioni Kunder Krimit te Organizuar. Operacioni u kodua "Shetitesit e nates", ndersa ne pranga rene Agim Avduli, Mariglen Comani dhe Fatjon Comani. Zbulimi i lendes narkotike erdhi pas te dhenave te mara ne rruge operative. Te arrestuarit nuk kane mundur dot te kalojne postbllokun e policise edhe pse Mariglen Comani deklaroi se ishte punonjes i Gardes se Republikes.
Operacioni
Rreth ores 23:30, te dy diteve me pare policia e Gjirokastres eshte vene ne dijeni per levizjen e nje sasie lende narkotike nga fshati Lazarat ne drejtim te kryeqytetit.
Efektivat e policise kane nisur punen e tyre per mbajtjen nen kontroll te rruges kryesore dhe te rrugeve dytesore te cilat te conin ne drejtim te qytetit te Tepelenes. Uniformat blu kane konstatuar automjetin tip "Mercedez Benz" me targe TP 31 30 B, qe drejtohej nga Agim Avduli, i cili po bente kontrollin e rruges per te shmangur sherbimet e dukshme policore. Nderkohe qe vetem 700 metra larg tij, nje tjeter automjet tip "Mercedez Benz" eshte konstatuar nga policia. Automjeti ishte me ngjyre te bardhe dhe me targa italiane AD 806 FL, me ane te se ciles po transportohej lenda narkotike. Sipas policise specialistet dhe Agjentet e Sektorit Kunder Krimit te Organizuar kane vijuar ndjekjen deri ne hyrje te qytetit te Tepelenes. Inspektoret e krimit kane bere bllokimin e automjeteve, si dhe te personave qe ndodheshin brenda tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se automjeti tip "Benz" me targa TP 3130B, drejtohej nga Agim Avduli, 39-vjec, lindur e banues ne fshatin Lazarat te Gjirokastres, ndersa automjeti tip "Benz" me traga te huaja AD 806 FL, drejtohej nga Mariglen Comani , 24-vjec, lindur dhe banues ne fshatin Kras te rrethit Tepelene. Ky i fundit ne momentin e arrestimit te tij eshte prezantuar perpara uniformave blu si punonjes i Gardes se Republikes. Ne automjetin e Comanit ndodhej edhe i afermi i tij 19-vjecari, Fatjon Comani, lindur dhe banues ne fshatin Toc te rrethit Tepelene, student ne Universitetin "Eqrem Cabej" ne vitin e pare, dega Infermieri.
Sekuestrimet
Nga kontrolli i ushtuar ne automjetin qe drejtohej nga Comani policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje pako te madhe te mbeshtjelle me leter natriban, brenda se cilen kishte lende narkotike. Nderkohe qe ne bagazhin e automjetit u gjeten edhe 5 pako te tjera te medha, si dhe nje cante te madhe shpine, te cilat ishin te mbushura me lende narkotike te dyshuar si marijuane. Policia beri me dije se secila pako varionte nga 9 deri ne 10 kilograme, ndersa canta e shpines ishte rreth 35 kilograme. Ndersa ne automjetin me traga "TP 31 30 B", u gjeten dhe u sekuestruan 6 aparate celulari me karta SIM te cilat i perdorte shtetasi Agim Avduli.
U arrestuan
Agim Avduli
Mariglen Comani
Fatjon Comani
U sekuestruan
100 kg marijuane
Dy automjete tip "Mercedez Benz"
10 aparate celulare me kartat SIM