E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do dilte ne fotografi, humb jeten ne malin e Gramozit e mitura

Erseke- Nje fotografi me miqte, qe do ta kishte kujtim, i ka kushtuar jeten nje 15-vjecareje. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne malin e Gramozit, tek vendi i quajtur Ujevara e Dyte, kur nje grup te rinjsh, nga qyteti i Ersekes, pjesetare te Kishes Ungjillore ishin ngjitur per ekskursion. Sipas burimeve nga policia, grupi i te rinjve rreth ores 20:00 kishin vendosur qe fotografine do ta benin pikerisht ne anen tjeter te Ujevares ne Malin e Gramozit. Ky eshte mali i trete me i larte ne Shqiperi, qe ndodhet ne pjesen juglindore te vendit. Ne momentin qe do te realizohej 15-vjecarja Fjorela Nure, ka tentuar te kaloje ujevaren dhe kjo ka rezultuar fatale per jeten e saj, pasi eshte rrezuar. Adoleshentja ka humbur jeten si pasoje e plageve te marra nga goditja e nje pjese shkembi te shkeputur. Menjehere eshte lajmeruar policia. Mesohet se mali i Gramozit ndodhet rreth 3 ore ne kembe larg qytetit te Ersekes. Edhe pse uniformat blu kane shkuar ne maje te malit, ku ndodhej grupi i te rinjve, ata nuk kane mundur dot te terheqin trupin e vajzes. Kane qene efektivat e Nderhyrjes se Forcave te Shpejte, te cilet me ndihmen e nje helikopteri kane mundur te marrin trupin e 15-vjecares rreth 4- 5 ore pas ngjarjes. Burime nga policia bene me dije se rreshqitja e vajzes kane qene aksidentale. Hetimet ne lidhje kete ngjarje jane duke u kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Korce, e cila pritet te marre ne pyetje te gjithe personat qe ndodheshin ne ekskursion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›