E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellohet me thike ne fyt, superhajduti i mitur i shtepive

Tirane-Qellohet me thike ne fyt, 13-vjecari Markeljan Cungu, i njohur si superhajduti i banesave. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 19.00, ne zonen e Alliasit ne Tirane. Mesohet se autor i kesaj ngjarje eshte Bilal Cuni, 47 vjec, pronari i nje banese, te cilen Markeljani dyshohet se e ka pasur objekt te vjedhjeve te tij. Nga hetimet ka rezultuar se dy dite me pare 13-vjecari, kishte hyre ne shtypine e tij dhe kishte mundur te vidhte me mjeshterine e tij, pa u diktuar nga askush nje sasi parash. Pasi ka mesuar per autoresine e vjedhjes, pronari i baneses ne Allias, lagje ku banon edhe vete Markeljani, ka ruajtur momentin per t'u hakmarre ndaj te miturit. Mbremjen e djeshme, 47-vjecari i cili e njihte fare mire superhajdutin, ka gjetur momentin kur ai ka kaluar dhe e ka qelluar me thike ne fyt, duke e plagosur lehte. I mituri eshte derguar menjehere ne spitalin e Tiranes, per te marre ndihmen mjekesore. Mesohet se pasi i eshte qepur plaga ne fyt e cila nuk ka qene e rende, 13-vjecari eshte derguar ne shtepi. Ndersa autori i kesaj ngjarjeje, Bilal Cuni, eshte vetedorezuar ne polici, ku ka treguar vete sesi ka ndodhur ngjarja si dhe shkakun qe e coi ne kete veprim vete gjyqesor. Ndaj Cunit eshte marre masa e arrestit per plagosje. I mituri 13-vjecar Markeljan Cungu, njihet si "gjeniu" i vjedhjes se dhjetra banesave kryesisht ne Tirane, por edhe ne Durres. Ne disa raste vjedhjet e tij, jane shoqeruar edhe me dhune, kur brenda gjate gjuetise se tij, ka hasur ne rezistencen e familjareve. Megjithese shumica e vjedhjeve dhe grabitjeve te tij, jane zbuluar nga policia, per shkak te moshes se tij te mitur, uniformat blu jane detyruar ta lene ate te lire. Dhe keshtu Markeljani ka vazhduar ritet e tij te vjedhjeve, te kthyera ne nje ves apo pune te thuajse te perditshme.
L.Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›