E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge nga Lazarati nje ne pranga 4 ne kerkim

Një person është arrestuar dhe 4 të tjerë janë në kërkim, pasi policia bëri sekuestrimin e 90 kg mariuanë, e cila u braktis nga transportuesit në vendin e quajtu Uji i Ftohtë në Tepelene. Lënda narkotike e cila ishte e futur në tre çanta të mëdha shpine do transportohej nga tre të rinj nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë deri në fshatin Luzat, me qëllim shmangien e postobllokut të Policisë dhe më pas përsëri do të transportohej me automjet. Policia u vu në ndjekje të tyre dhe mundi të kapë njërin prej transportuesve, ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë hedhur çantat me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi në brendësi të pyllit të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit. I arrestuari është Ervis Murati 31 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më parë me 4 vite burg në shtetin grek për veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike ”. Dy të larguarit janë nga Tepelena dhe janë identifikuar si A.K 29 vjeç dhe K.M 26 vjeç, tëe proceduar më parë si persona me precedentë penalë në fushën e narko- trafikut. Janë shpallur në kërkim edhe pronari i lëndës narkotike nga Lazarati K.S 31 vjeç dhe shtetasit nga Durrësi B.A, 45 vjeç, që ka blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte me automjetin e tij .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›