Mjeti i vjedhur, Gjykata e Tiranës ndihmoi Greqinë
Kërkesa
Gjykata e Tiranës ka ekzekutuar disa ditë më parë një letër-porosi të autoriteteve të drejtësisë greke, me objekt verifikimin e dokumentit të lejeqarkullimit TR0043981, të automjetit me targë TR5670M, në emër të shtetasit Astrit Mara. Dyshohet se ky automjet është vjedhur në qytetin e Janinës. “Kërkohet pikërisht informacioni nëse kjo leje është autentike dhe nëse është lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. “Në këto kushte, gjykata në analizë të provave dhe ligjit çmon se kërkesa duhet të pranohet”, thuhet në vendimin e gjykatës.
#