"Druri i Jetës" në Festivalin e Cannes
Filmi ri i Terrence Malick “Druri i Jetës” do të shfaqet si premierë në festivalin e sivjetmë ndërkombëtar të filmit në Cannes, në Francë.
Drama me elemente të fantazisë, në të cilën rolet kryesore i luajnë Brad Pitt dhe Sean Penn, në Cannes do të shfaqet jashtë konkurrencës zyrtare, në pjesën revyale të festivalit.
Gjatë karrierës së tij 35-vjeçare Malick ka xhiruar vetëm pesë filma, përfshirë këtu filmat "Ditët e Parajsës", "Vija e Kuqe e Hollë" dhe "Bota e Re". Terrence Malick dhe Sean Penn bashkëpunuan në filmin “Vija e Kuqe e Hollë”, i cili Malick’ut i solli nominimet për Oscar, për regjinë dhe skenarin e adaptuar më të mirë.
Regjisori amerikan kohë më parë përfundoi xhirimet e dramës romantike me Ben Affleck dhe Rachel McAdams, e cila ende s’ka emër.
Festivali i Cannes sivjet mbahet mes 11 dhe 22 majit, dhe do të hapet me premierën e filmit të Woody Alen, "Midnight in Paris".