Jamiroquai në EXIT
Nga Express më 25 mars 2011 në ora 11:05
Grupi i njohur muzikor i zhanrit acid jazz dhe funky, Jamiroquai, në krye me këngëtarin, Jay Kay, entuziazmi i të cilit ka vjet që nuk zbehet, do të shfaqen në skenën kryesore të festivalit EXIT 2011.
Pas pauzës pesëvjeçare në studio, grupi ka publikuar albumin "Rock Dust Light Star", të cilin, në kuadër të turneut me të njëjtin emër, do ta prezantojë edhe para publikut të njërit prej festivaleve më të mëdha botërore, që mbahet në Novi Sad.
Grupi Jamiroquai qëndroi në Serbi edhe para gjashtë viteve, kur mbajti një koncert të mrekullueshëm në Beograd, pak para publikimit të albumit të tyre të kaluar “Dynamite”.
Që nga ajo kohë funky pop muzika e tyre ka fituar disa dimensione krejt tjera.